Berisha:Vetting ose rrëmbejmë armët. Rama: Show pularie

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2018, 13:58 | Politikë
Berisha:Vetting ose rrëmbejmë armët. Rama: Show pularie

Kuvendi është mbërthyer ditën e sotme nga diskutimet për reformën zgjedhore, por edhe Vettingun në politikë e në anën tjetër edhe akuzat mes palëve.

Por ish-Kryeministri Berisha shkoi edhe më tej duke bërë deklaratën e fortë se në rast se nuk do të ketë Vetting, atëherë të rrëmbejmë armët.

https://youtu.be/ftdjf8aVvrg

“Na rast se ju përdorni këtu diktatin e krimit si përfaqësues të tij për të hedhur poshtë këtë amendament, i cili do të bënte historinë për shqiptarët. Për ndryshe, ju garantoj se forca do të ju shkulë nga këto karrige; për ndryshe bëhuni gati pasi në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë do të ushtojnë: O djem rrëmbeni armët! Ja vdekje, ja liri!”, tha Berisha.

Menjëherë pas deklaratës së Berisha ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili i bëri apel Partisë Demokratike të distancohet nga thirrje të tilla. “Byroja e Kuvendit të shqyrtojë kërkesën tonë ndaj Berishës, Bashës e deputetëve të tjerë shkelës të rregullores”, tha Balla.

A2 mëson se PS ka kërkuar 10 ditë përjashtim të Berishës.

https://twitter.com/ediramaal/status/1076120108337111040

Ndërkohë, kryeministri Rama ka reaguar si gjithmonë përmes postimeve në rrjetet sociale, duke u deklaruar “ i turpëruar me pamjet e Parlamentit” që Rama cilëson si “show pularie” .   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos