Berisha zbulon mesazhin e presidentit të Gazprom: 4 miliardë dollarë të heqësh dorë nga TAP-i

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 17:27 | Politikë
Berisha zbulon mesazhin e presidentit të Gazprom: 4 miliardë

Sali Berisha ka reaguar për mediat pas deklaratës së tij të një dite më parë se i ishte ofruar një shumë e majme parash për të hequr dorë nga TAP-i. Ndërkohë, këtë të premte, ambasada ruse reagoi duke pyetur Berishën se sa lekë kishte kërkuar ai nga Gazprom.

Në reagimin e fundit, Berisha ka publikuar një mesazh për të cilin ai pretendon se i ka ardhur nga presidenti i Gazprom për të hequr dorë nga TAP-i, vendim pas të cilit do të kishte një investim prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman.

https://a2news.com/2022/03/17/berisha-refuzova-oferten-perrallore-nga-ruset/

“Lidhur me deklaratën time të djeshme për përpjekjet korruptive të Gazpromit pranë meje për të sabotuar TAP, ambasada ruse në Tiranë ka reaguar sot duke pyetur: Sa lekë kërkoi zoti Berisha që Gazpromi nuk i mblodhi dot?

Lidhur me këtë reagim, tipik provokativ të stilit sovjetik të përfaqësuesve të diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!

1-Gazprom dhe qeveria ruse bënë çfarë kishin në dorë dhe përdoren të gjitha linjat korruptive të gazit të tyre për të bllokuar projektin e TAP.

https://a2news.com/2022/03/18/refuzova-oferten-perrallore-nga-ruset-ambasada-ruse-reagon-ndaj-deklarateve-te-berishes/

2- Në javën e parë të gushtit të vitit 2011 një mik i imi biznesmen i njohur turk më solli

nga presidenti i Gazprom mesazhin që vijon:

“në rast se unë do të hiqja dorë nga projekti i TAP-it dhe të mbështesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqipërinë dhe kalonte në trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe që furnizohej kryesisht me gaz rus, por dhe azer pala ruse ofronte:

 -ndërtimin e një gazsjellësi Igumenicë-Vlorë me mundësi shtrirje edhe deri në Shkodër.

-Investimin prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman.

-Këto do vendoseshin në një takim që do zhvillohej midis meje dhe presidentit të Gazpromit.

Oferta u refuzua prereas për arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gazprom se besoja, dhe koha me dha të drejte, se ato nuk ishin në interes të vendit tim.

Ju bëtë gjithçka që TAP të mos bëhej dhe dështuat!”, mbyllet reagimi i Berishës. (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/526317535516020

A2 CNN Livestream

Latest Videos