“Refuzova ofertën përrallore nga rusët”, Ambasada Ruse reagon ndaj deklaratave të Berishës

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 12:42 | Politikë
“Refuzova ofertën përrallore nga rusët”, Ambasada

Ambasada e Rusisë në vendin tonë reagoi ndaj deklaratave të djeshme të Sali Berishës, i cili tha se ka refuzuar “shuma përrallore” nga Gazpromi rus për projekte energjetike në Shqipëri.

Ish-kryeministri deklaroi: “I them mafies së George Sorosit, që më ka shpallur “non grata” për korrupsion, se vetëm për TAP-in, Sali Berishës i janë ofruar shuma përrallore, por qëndrova në mbrojtje të interesave të vendit tim dhe Europës, pasi isha i bindur se një “darë” gazi rus në vendin tonë ishte lajmi më i keq për Europën”.

https://a2news.com/2022/03/17/berisha-refuzova-oferten-perrallore-nga-ruset/

Ambasada Ruse shkroi në Facebook: “U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi ryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshëm pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t'i mbledhë dot ato “shuma përrallore”? (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos