
Rritja e çmimeve në fillim të këtij viti ka rikthyer pesimizmin e konsumatorëve dhe bizneseve. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë flasin për një rënie të Treguesit të Besimit në Ekonomi për muajin Janar.
Industria, që po përballet me kosto të shtuara të lëndëve të para, energjisë elektrike dhe karburanteve udhëhoqi rënien, pasuar nga shërbimet dhe qytetarët.
Ndërsa nga ana tjetër, besimi në ndërtim iu rikthye trendit rritës, së bashku me tregtinë. Bizneset tregtare shprehen të kënaqura për ecurinë aktuale, por i tremben një ndikimi që rritja e vazhdueshme e çmimeve mund të ketë te konsumi. Qytetarët ndërkohë i druhen shtrenjtimit të mëtejshëm të mallrave dhe shprehen më hezitues për të bërë blerje të mëdha. (A2 Televizion)