Shtrenjtimi i karburanteve rrit kostot për bizneset prodhuese, transportin dhe bujqësinë

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 15:36 | Ekonomi
Shtrenjtimi i karburanteve rrit kostot për bizneset prodhuese, transportin

Rritja e çmimit të naftës do të rrisë kostot e bizneseve dhe do të rrezikojë ndjeshëm financat e shumë prej tyre. Shtrenjtimi i karburanteve po rëndon jo vetëm xhepat e qytetarëve, por dhe sektorët kryesorë të ekonomisë si transporti, prodhimi dhe industria, të cilët duhet të paguajnë disa herë më shumë për lëndën e parë. Sipas drejtuesit të Dhomës së Tregtisë Dhe Industrisë, Nikolin Jaka, në këto kushte nevojiten politika të posaçme si ulja e taksave. 

Për Jakën, rritja e kostove për prodhuesit vendas nuk do të reflektohet në rritjen e çmimeve të produkteve të konsumit, për shkak të konkurrencës nga mallrat e importit. Por kjo situatë do të rrezikojë daljen e shumë prodhuesve nga tregu.

Pesha që zënë karburantet në kostot e biznesit varion nga 10-20% për pjesën më të madhe të prodhuesve, deri në mbi 50% për industri të caktuara si transporti. Paralelisht, sipërmarrja po përballet me një rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe të lëndëve të para. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos