Mijëra besimtarë myslimanë kanë mbajtur, mëngjesin e sotëm, faljen me rastin e Kurban Bajramin.
E cilësuar si një ndër festat më të rëndësishme të kalendarit islam, edhe këtë herë falja e Kurban Bajramit është kryer në sheshin Skënderbej, i cili u mbush nga qindra qytetarë


Ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij Kreu i Komunitetit Mysliman, Spahiu i cili përcolli mesazhin për më shumë paqe, mirësi, respekt e dashuri ndaj njëri-tjetrit dhe sidomos për më tepër besim, duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe të krijuar nga Zoti.
Sipas tij, kjo është festa e të gjithëve, për të kaluar më shumë kohë me familjen, fëmijët, të afërmit e fqinjët, për të përcjellë te gjithsecilin mirësitë që jep Allahu i Madhërishëm. (A2 Televizion)