Piktura e fundit e Gustav Klimt vendos një rekord të ri në ankand

Nga A2 CNN
27 Qershor 2023, 19:58 | Aktualitet

Portreti i fundit i pikturuar nga Gustav Klimt, "Dame mit Facher” ose në shqip “Zonja me erashkë”, u shit për 86 milionë euro në Sotheby's në Londër, duke vendosur kështu një rekord të ri evropian për shitjen e një vepre arti.  Lajmi është bërë i ditur nga vetë shtëpia e ankandeve.

Çmimi i mëparshëm më i lartë i arritur ndonjëherë në Evropë i përkiste skulpturës "Walking Man I" nga Alberto Giacometi, e cila u hodh në ankand për 76 milionë euro gjithashtu në Sotheby's në shkurt 2010.

Piktura e Klimt, e filluar në 1917, mbeti e papërfunduar. Artisti nuk e kishte përfunduar ende kur ndërroi jetë në shkurt 1918. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos