Ilir Meta mblodhi Komitetin Organizativ të Partisë së Lirisë, ku i shpalli luftë Qeverisë së Edi Ramës, duke e krahasuar me betejën e Stalingradit, një nga më të rëndësishmet e Luftës së Dytë Botërore. Meta nënvizoi se nëse nuk do ketë reflektim atëherë aksioni do përfundojë me ndërhyrjen e popullit ndaj zyrtarëve të korruptuar. Kush ka vjedhur do të shkojë në burg dhe do t’i merren paratë, theksoi Meta. (A2 Televizion)
“Beteja e Stalingradit ka nisur”, Meta: Hajdutët në burg, nëse s’ka reflektim ndërhyn populli
