Pamjet e shqiponjave të uritura që i turren një dhelpre për t’i rrëmbyer ushqimin janë fiksuar nga një fotograf në Japoni. Dhelpra arriti t’ia mbathte me peshkun që kishte kapur, por fotografitë e fotografit francez Phillippe Canabel, bënë shpejt xhiron e botës. Vetë dhelpra e kishte vjedhur peshkun nga disa peshkatarë, por në fund arriti ta mbante darkën e saj, pa ia dorëzuar “armikut”. (A2 Televizion)
Beteja për darkën mes shqiponjave dhe dhelprës
