"Beteja" për liri, grup i ri ekspertësh për ish-kryebashkiakun në qeli të Bulqizës

Nga A2 CNN
29 Qershor 2023, 15:15 | Kronikë
"Beteja" për liri, grup i ri ekspertësh për

Gjykata e Posaçme caktoi një grup të ri ekspertësh mjeko-ligjorë për vlerësimin e gjendjes shëndetësore të Lefter Allës, ish-kryebashkiakut të Bulqizës, që rri në paraburgim prej 15 marsit të këtij viti. Riekspertimi u kërkua nga SPAK në procesin e shqyrtimit të kërkesës së Allës për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Më herët gjykata ka administruar një akt-ekspertim mjeko ligjor për Allën. Në të pohohej gjendje e rënduar shëndetësore dhe se qëndrimi në qeli mund t’i rrezikonte jetën, por gjykata ka vlerësuar nevojën e një riekspertimi.

Lefter Alla qëndron në qeli me kërkesë të SPAK, që ka ngritur dyshime ndaj tij për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos