
Dega e Partisë Demokratike e Kavajës ka thirrur ditën e nesërme një protestë para bashkisë për të kundërshtuar konstituimin e kryetarit të ri të bashkisë Redian Krrali që vjen nga radhët e Partisë Socialiste.
Edhe më herët kreu i bashkisë së Kavajës, Isa Sakja ka paralajmëruar se nuk do t’ia dorëzojë çelësat e institucionit kryetarit të ri të dalë nga procesi zgjedhor i 30 qershorit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, dega e PD në Kavajë thërret të gjithë mbështetësit e saj të marrin dhe familjarët e tyre për të bërë një qëndresë që është në favor të së ardhmes dhe kundër instalimit të diktaturës.
Ceremonia e konstituimit të kryetarit të ri të bashkisë së Kavajës pritet të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00. (A2 Televizion)