“Beyonce është shtrigë, fansat e saj mos ta quajnë veten të krishterë”

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 20:28 | Showbiz

Një pastore amerikane është bërë virale pasi quajti shtrigë këngëtaren e famshme Beyonce.

Tiphani Montgomery, e cila ka themeluar kishën “E mbuluar nga Zoti”, postoi në TikTok një video ku thotë: “Kushdo prej jush që ka ndërmend të shkojë në koncertin e Beyonce, nuk duhet ta quani veten të krishterë”.

“Nuk më intereson se cili pastor ju thotë që nuk ka problem të shkoni në koncertet e saj, ajo është shtrigë dhe fansat e saj janë anëtarë të kultit të saj”, shton pastorja. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/06/cmimet-grammy-beyonce-shkruan-historine-triumf-per-harry-style/
https://a2news.com/2022/12/25/dhjetera-milione-per-1-ore-dubai-kthen-beyonce-n-te-koncertet-pas-4-vitesh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos