Dua Lipa dhe mashkulli misterioz me kapuç pas saj

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 12:01 | Showbiz

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, vijon të tërheqë vëmendjen e mediave rozë, teksa së fundmi është fotografuar nën shoqërinë e një mashkulli misterioz.

Tejet elegante, me një veshje tërësisht të zezë, Dua u fotografua nga paparazët, ndërsa u largua nga festa e “Netflix BAFTA” me një mashkull misterioz me mjekër mbrëmjen e së dielës.

Ylli i popit kishte veshur një xhaketë oversize dhe pantallona lëkure, të kombinuara me një crop-top. Shoqëruesi i Duas u shfaq me një pallto të errët me kapuç dhe një kapele, të cilat ia mbulonin disi fytyrën.

Çifti u larguan së bashku me të njëjtën makinë. Dua ishte në një lidhje dyvjeçare me modelin Anwar Hadid, 23 vjeç, përpara se të ndaheshin në dhjetor 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos