All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Askush nuk guxon të merret me një Biden”, deklarata “prej të forti” e Biden habit amerikanët

Nga A2 CNN
6 Tetor 2022, 14:25 | Bota
All - Paragraf - 1

Një moment i veçantë i Presidentit Joe Biden ka befasuar amerikanët, gjatë vizitës së tij në Florida, ku pa nga afër dëmet e shkaktuara nga uragani Ian, më 5 tetor. Teksa bisedonte me Ray Murphy, kryebashkiakun e Fort Meyers Beach, Biden tha: “Askush nuk guxon të merret me një Biden”.

Konteksti mbetet i paqartë, por fjalia u shoqërua me një tjetër koment të Biden: “Nuk mund të debatosh me vëllezërit jashtë shtëpie”.

All - Paragraf - 3

Me vonë, vetë Murphy shpjegoi në një intervistë për NBC: “Nuk i ishte drejtuar askujt. Ishte thjesht një bisedë mes dy burrave. Jemi të dy katolikë të devotshëm. Por të gjithëve u ndodh ndonjëherë t’u shpëtojë goja”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos