Biden: Anthony Blinken do të jetë Sekretari Amerikan i Shtetit

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 08:20 | Bota
Biden: Anthony Blinken do të jetë Sekretari Amerikan i Shtetit

Joe Biden ka zgjedhur. Anthony Blinken do të jetë Sekretari Amerikan i Shtetit, që do të jetë përgjegjës për ringritjen e Amerikës në skenën e demokracisë ndërkombëtare. Lajmi është raportuar nga mediat amerikane.

Blinken shërbeu si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Biden kur ishte zëvendëspresident dhe më vonë u emërua zëvendëssekretar i Shtetit nën drejtimin e Barack Obamës. Kur Biden ishte një senator, Blinken ishte drejtori i tij i stafit në komitetin e punëve të jashtme. Pas administratës së Obamës, Blinken bashkëthemeloi firmën e strategjisë politike WestExec Advisor së bashku me një tjetër ish të epokës së Obamës, Michele Flournoy.

Njoftimi zyrtar pritet të martën, kur presidenti i zgjedhur Joe Biden do të emërojë, gjithashtu, këshilltarin e tij të sigurimit kombëtar dhe ambasadorin e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Jake Sullivan është zgjedhur për rolin e këshilltarit, ndërsa Linda Thomas-Greenfield është në garë si ambasadore në Kombet e Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos