Koronavirusi në Itali, ulen rastet e reja dhe numri i viktimave

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2020, 17:24 | Bota
Koronavirusi në Itali, ulen rastet e reja dhe numri i viktimave

Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar të prekur me koronavirus 28,337 persona, nga më shumë se 188 mijë tamponë të kryer.

Në 24 orët e fundit, numri i tamponëve ka qenë më i vogël, krahasuar me një ditë më parë kur u kryen 237 mijë testime dhe ndoshta kjo mund të ketë ndikuar edhe në uljen e rasteve pozitive, duke qenë se të shtunën ishte mbi 34 mijë të infektuar.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 562 persona të prekur me koronavirus, ndërsa të shtunën humbën jetën 692 persona. Deri tani, në Itali janë konfirmuar të vdekur nga koronavirusi 49,823 persona. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/11/22/koronavirusi-ne-shqiperi-14-te-vdekur-ne-24-oret-e-fundit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos