Kriza e pandemisë po shkatërron edhe anijet

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2020, 20:13 | Bota

Kriza e pandemisë ka shkaktuar dëme të mëdha në shumë industri, por një nga më të goditurat në SHBA është lundrimi.

Përpara pandemisë, CLIA, shoqata më e madhja në industrinë e lundrimit, e cila përfaqëson 95% të industrisë globale të lundrimit, parashikoi që 32 milionë pasagjerë do të lundronin gjatë vitit 2020, duke sjellë rreth 150 miliardë dollarë në të gjithë botën. Ndërkohë, vlerësohet se çdo ditë nga pezullimi i lundrimeve ekonomia amerikane humbet 110 milionë dollarë.

Ajo që e tregon më së miri këtë krizë janë fotot e anijeve, të cilat çmontohen në të gjithë botën, duke përfunduar për skrap. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos