Biden bën tjetër gafë, ngatërron himnin kombëtar me atë të Indisë (VIDEO)

Nga A2 CNN
23 Qershor 2023, 18:58 | Bota
Biden bën tjetër gafë, ngatërron himnin kombëtar me

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka bërë një tjetër gafë. Në takimin me kryeministrin indian Narendra Modi, Biden ka ngatërruar himnin amerikan me atë indian.

Teksa fillon himni kombëtar i Indisë, Joe Biden ngre dorën e djathtë dhe e vendos në nivelin e zemrës, lëvizje që të gjithë e bëjnë kur dëgjojnë himnin kombëtar.  Sapo e kuptoi se e kishte ngatërruar, Biden e ul dorën ngadalë.

Mirëpo, duhet thënë se e kuptoi që e kishte gabim pas të paktën 15 sekondave. (A2 Televizion)

https://youtu.be/Rczyn1hZJRI

A2 CNN Livestream

Latest Videos