U poshtërua në Krime, Rusia përgjigjet me sulme në Kiev dhe Zaporizhzhia

Nga A2 CNN
10 Tetor 2022, 08:29 | Bota
U poshtërua në Krime, Rusia përgjigjet me sulme në Kiev dhe

Rusia reagon me sulme të ashpra pas poshtërimit që pësoi me sulmin në urën e Krimesë. Forcat e Moskës raportohet të kenë sulmuar qytetin e Zaporizhzhia, ku ndodhet edhe një nga centralet bërthamore më të mëdha në Europë, tashmë në kontrollin rus.  

Sulmet raketore kanë shkaktuar gjatë natës të paktën një viktimë dhe 5 të plagosur, sipas autoriteteve të qytetit ukrainas.  

https://a2news.com/2022/10/09/shkaterrimi-i-ures-ne-krime-reagon-putin-sulm-terrorist-nga-ukraina/

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit, raportohen shpërthime edhe në Kiev, që prej muajsh nuk ishte përfshirë në sulme. Sipas mediave ukrainase ishin të paktën 4 shpërthimet, me tymnaja që janë parë në qendrën  e qytetit. Sirenat e alarmit u aktivizuan rreth orës 07:15, ndërkohë që nuk ka një bilanc të qartë, por autoritetet e kryeqytetit po flasin për viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos