Biden i sigurt: Do të rikandidoj për president... nëse ma lejon shëndeti

Nga A2 CNN
4 Tetor 2022, 08:13 | Bota
Biden i sigurt: Do të rikandidoj për president... nëse ma lejon

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, përsëriti synimin e tij për të kandiduar për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, nëse shëndeti e lejon.

Lajmi u raportua nga shtypi amerikan, sipas të cilit, presidenti i bëri të qarta synimet e tij gjatë një bisede me reverendin Al Sharpton, një aktivist i njohur afrikano-amerikan me orientim progresiv, gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë.

Gjendja shëndetësore e presidentit është vazhdimisht objekt debati në SHBA, për shkak të disa episodeve konfuzuese të dukshme që e kanë bërë atë protagonist muajt e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos