
Elon Musk njihet për shumë gjëra, kryesisht mahnitëse dhe gjeniale, por kohët e fundit veçohet fakti që është njeriu më i pasur i historisë, si dhe për postimet e tij të çuditshme në Twitter.
Nuk bën përjashtim edhe postimi i tij i sotëm, në rrjetin social, të cilit mund të jetë edhe pronari i ardhshëm, me një profil që ka më shumë se 100 milionë ndjekës.
Sipërmarrësi afrikano-jugor, babai i Tesla dhe SpaceX ndër të tjerët, prej kohësh kërkon të marrë një rol në konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë, duke mbështetur gjithsesi Kievin.
Miliarderi i ka siguruar Zelenskit përdorimin e rrjetit satelitor Stalink, i vetmi sistem jorus që punon ende në disa zona të Ukrainës që prej pushtimit nga Rusia më 24 shkurt, me presidentin ukrainas që e ka falënderuar publikisht atë.
Por propozimi i fundit i Musk për të arritur një paqe në atë rajon nuk do t’ i pëlqejë Zelensky-t , dh eme gjasa as vetë Vladimir Putin.
Sipas Musk, zgjidhja arrihet me disa etapa, fillimisht ribërja e zgjedhjeve në territoret formalisht të aneksuara, por kësaj radhe me vëzhgues të Kombeve të Bashkuara. Gjithsesi, statusi i Krimesë duhet të jetë brenda Rusisë, “siç ka qenë nga viti 1783, para gabimit të Krushevit”.
Ndërkohë, statusi i Ukrainës sipas tij duhet të jetë neutral, pra pa tentuar anëtarësimin në NATO. Idetë politike të Musk u kritikuan nga mijëra ndjekës, me mesazhe si “shyqyr që nuk merresh me politikë” dhe ”mendo për Marsin, jo për Tokën”.
Ndoshta komenti më akut ishte ai i kongresmenit amerikan Adam Kinzinger. “kam vendosur të hyjë në botën e automjeteve, si të duken modelet e mia?”, shkruan ai duke bashkëngjitur disa vizatime fëmijësh. Si të thuash, Elon, mos u merr me çdo gjë në këtë planet. (A2 Televizion)