
Presidenti i zgjedhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë një takimi në Delawere, përsëriti thirrjen për një tranzicion të shpejtë të pushtetit.
Sipas tij, njerëzit vijojnë të vdesin ndërkohë që Donald Trump nuk lejon administratën e re të nisë nga puna.
“Duhet një koordinim i përbashkët për të luftuar këtë pandemi. Është e papërgjegjshme që Trump ende nuk e pranon që ka humbur zgjedhjet ndërkohë që ka thirrje nga të dyja palët që ta bëjë këtë gjë”, u shpreh Biden.
Të njëjtës thirrje iu bashkua dhe ish-Zonja e Parë, Michelle Obama e cila shkruajti në rrjetet sociale “Kjo nuk është lojë”.
Pavarësisht këtyre apeleve, Donald Trump vijon të jetë i sigurt, në qëndrimin e tij, duke përsëritur herë pas here se është ai që ka fituar zgjedhjet. (A2 Televizion)