All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Biden në Ditën e të Rënëve: Demokracia në rrezik në mbarë botën

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 07:53 | Bota
All - Paragraf - 1

“Demokracia është në rrezik, si në Amerikë edhe në mbarë botën”, tha Presidenti Joe Biden gjatë fjalimit me rastin e Ditës Përkujtimore të të rënëve në SHBA.

“Ato që bëjmë tani, mënyra se si i nderojmë të rënët, do të përcaktojë nëse demokracia do të mbijetojë”, tha presidenti, duke iu referuar sulmit të 6 janarit në Kapitol nga përkrahës të ish-presidentit Trump.

All - Paragraf - 3

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri gjithashtu thirrje medias të punojë për të përcjellë të vërtetën, bazuar te faktet dhe jo propaganda.

Shtetet e Bashkuara shënojnë Ditën e të Rënëve të hënën e fundit të majit, për të nderuar të rënët që nga Lufta Civile që përfundoi më 1868.

Kjo ditë e shënuar kombëtare shoqërohet me vendosjen e flamujve në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, si dhe në varrezat e të rënëve në mbarë vendin. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos