
Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe ekipi i tij në tranzicion po përgatiten për të miratuar një projektligj të ri ambicioz stimulues, që synon të përmbushë premtimet e fushatës dhe të zhbëjë përpjekjet e administratës Trump për të minuar agjencitë kryesore qeveritare.
Agjenda e Biden për 100 ditët e tij të para në detyrë si president, do të përqendrohet në dy objektiva kryesore: miratimin e një pakete të gjerë të ndihmës ekonomike dhe një seri veprimesh ekzekutive. Përballimi i pandemisë Covid-19, fillimi i një rimëkëmbjeje ekonomike dhe trajtimi i pabarazisë racore janë përparësitë e tij më urgjente, thonë zyrtarët e tranzicionit.
Në frontin e stimulit, po punohet për zbatimin e manovrës, që varet nga rezultati i zgjedhjeve për Senatin në Xhorxhia. Nëse demokratët fitojnë, Biden mund të rrezikojë një plan ambicioz stimulimi.
Nëse republikanët mbajnë kontrollin e Senatit, presidenti i zgjedhur do të duhej të vendoste për një iniciativë më të përmbajtur, duke ditur se shumica konservatore nuk do të aprovonte alokimin e triliona dollarëve të tjerë. (A2 Televizion)