
Që nga dita e parë në Shtëpinë e Bardhë do të kthehemi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Marrëveshjen e Parisit për klimën”, kjo ishte deklarata e presidentit të zgjedhur të SHBA, Joe Biden përmes një videomesazhi.
Në lidhje me situatën e krijuar në vend pas zgjedhjeve, me Trump që nuk njeh rezultatin dhe që refuzon të nisë tranzicionin e pushtetit, Biden u shpreh se kjo është diçka e papërgjegjshme që jep një mesazh shumë të keq për SHBA në botë.
“Kjo nuk është një shaka. Ajo që Trump po bën është veprimi më i papërgjegjshëm në historinë amerikane. Nuk e kuptoj motivin pse ai sillet kështu”, u shpreh Biden.
Për çështjen e pandemisë, Joe Biden tha se nuk do të ketë një izolim të ri kombëtar i cili do të godiste rëndë ekonominë. Ai shtoi se do të ketë një ndryshim në strategjinë ndaj virusit duke filluar nga bërja e detyrueshme e mbajtjes së maskës.
“Nuk është një simbol përkatësie partiake, po një detyrë patriotike”, nënvizoi Biden. (A2 Televizion)