Shifrat e zymta të Europës, OBSH: Një vdekje çdo 17 sekonda nga koronavirusi

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 19:07 | Bota
Shifrat e zymta të Europës, OBSH: Një vdekje çdo 17

Europa numëron një vdekje çdo 17 sekonda nga koronavirusi, me 29 000 viktima vetëm javën e kaluar, një rritje kjo prej 18%.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë shifrat e pandemisë për Kontinentin e Vjetër, duke theksuar se Europa është kthyer edhe një herë në epiqendrën e Covid-19, virusit që ka vrarë më shumë se 1 milion e 350 mijë persona në të gjithë botën.

https://a2news.com/2020/11/19/studimi-danez-maska-nuk-mbron-ate-qe-e-mban/

Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Europën, tha se është e rëndësishme që të vijohet me respektimin e masave shtrënguese dhe ruajtjen e higjienës personale.

“Europa regjistroi javën e kaluar 29 000 viktima nga koronavirusi, që do të thotë një viktimë çdo 17 sekonda”, tha Kluge. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/11/19/pandemia-obsh-vala-e-dyte-do-te-luftohet-pa-vaksina/

A2 CNN Livestream

Latest Videos