“Doja të ndjente atë që kanë ndjerë fëmijët”, pedofili famëkeq përdhunohet dhe mbytet në qelinë ku vuante dënimin

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 21:00 | Bota

Një i burgosur ka përdhunuar dhe mbytur atë që konsiderohet si pedofili më famëkeq në Britaninë e Madhe, Richard Huckle.

Paul Fitzgerald planifikoi me detaje se si do të shkonte në qelinë e pedofilit dhe se si do ta vriste atë, duke i thënë gjykatës se donte që “pedofili të ndjente atë që kanë ndjerë fëmijët që kanë qenë viktima të tij”.

“Ishte drejtësi poetike. Ai ishte një person që përdhunonte dhe abuzonte fëmijë për t’u argëtuar. Mendoj se ai shkonte edhe përtej përdhunimit. Besoj se nuk i pëlqeu aspak ajo që i bëra. E përdhunova që ta provonte edhe vetë se çfarë ndihej”, ka thënë Fitzgerald.

Huckle ishte dënuar me 22 burgime të përjetshme për abuzime me 191 fëmijë, të moshës nga 6-muajsh deri në 12 vjeç. Ai u vra nga i burgosuri Fitzgerald në tetor të vitit 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos