
Presidenti amerikan, Joe Biden, i përshkroi Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë si “dy fuqi të mëdha”, gjatë bisedës paraprake para kamerave me homologun rus, Vladimir Putin.
Deklarata është një vlerësim i dukshëm ndaj Moskës, ndryshe nga qasja e mëparshme e Uashingtonit që përpiqej të ulte rolin e saj në arenën ndërkombëtare duke e konsideruar si “fuqi rajonale”.
Konteksti i deklaratës së Biden nuk ishte i qartë, raporton CNN, për shkak të kaosit të shkaktuar nga kaosit të shkaktuar nga gazetarët e të dy vendeve, të cilët thuajse u përleshën për të kapur planet më të mira.
Më para Biden theksoi rëndësinë e takimit mes dy liderëve “kokë më kokë”, për të ndërtuar një marrëdhënie pune më të mirë. (A2 Televizion)