I pakënaqur me jetën, vret kalimtarin që të hyjë në burg

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 12:48 | Bota
I pakënaqur me jetën, vret kalimtarin që të hyjë

Policia austriake ka mbetur e çuditur dhe pa fjalë kur një i dyshuar hyri në ambientet e komisariatit dhe tha se vrau një burrë pasi ishte i pakënaqur me jetën dhe dëshironte të shkonte në burg.

29-vjeçari iu tha hetuesve se kishte disa javë që e kishte menduar krimin me qëllimin e vetëm që të burgosej.

Ai u arrestua më pas nga policia e Tirolit me akuzën e vrasjes me dashje të një personi me thikë. I dyshuari shkoi vetë në komisariat ku tregoi ngjarjen dhe mori përgjegjësinë për krimin.

Sipas mediave austriake, i riu kishte vrarë një të moshuar në një zonë të pyllëzuar pranë lumit Inn. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos