Biden: SHBA do të reagojë nëse Kina do të furnizonte Rusinë me armë

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2023, 09:05 | Bota
Biden: SHBA do të reagojë nëse Kina do të furnizonte

Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen nëse Kina do të furnizonte Rusinë me armë. Kështu u shpreh presidenti amerikan Joe Biden në një intervistë për televizionin amerikan ABC news, duke përsëritur se për momentin nuk ka asnjë provë që Pekini synon ta bëjë këtë.

Nëse Pekini do të furnizonte me armë forcat e Vladimir Putinit, paralajmëroi presidenti amerikan, "do të kalonte një kufi që të tjerët e kanë tejkaluar. Si përgjigje ne kemi vendosur sanksione shumë të ashpra".

Një paralajmërim lëshoi edhe për homologun kinez, Xi Jinping, duke konfirmuar se ndaj Kinës do të vërshonin sanksione të rënda nëse armatose ushtrinë e Putinit. “Gjatë telefonatës së fundit i kam thënë: Nga Rusia u larguan 600 kompani të huaja pas asaj që ndodhi. Prandaj trego kujdes pasi e ardhmja e Kinës varët nga investimet e perëndimit”, theksoi Biden.

Joe Biden përsëriti synimin e tij për të tentuar të kandidojë për një mandat të dytë në vitin 2024, por gjithashtu pranoi se është "legjitime" që njerëzit të bëjnë pyetje për moshën e tij.

"Që nga fillimi synimi im ka qenë të kandidoj për një mandat të dytë. Por ka shumë gjëra që duhet të arrijmë në një afat të shkurtër përpara se të filloj një fushatë," tha presidenti amerikan.

Në moshën 80-vjeçare, Biden është presidenti më i vjetër në detyrë në historinë e SHBA. "E vetmja gjë që mund t'i them kujtdo që shqetësohet për moshën time është të më shikojë mua," tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos