Biden shfuqizon vendimin e Trumpit për TikTok dhe WeChat

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 21:31 | Teknologji
Biden shfuqizon vendimin e Trumpit për TikTok dhe WeChat

Presidenti amerikan Joe Biden ka shfuqizuar urdhrin ekzekutiv të paraardhësit të tij Donald Trump, që ndalonte aplikacionet TikTok dhe WeChat në Shtetet e Bashkuara.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë udhëzoi Departamentin e Tregtisë të monitorojë programet e këtyre aplikacioneve mbi ndikimin potencial të tyre në sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe më pas të japin raporte të detajuara.

Më pas, administrata e Bide do vendosë nëse këto aplikacione përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit.

Kujtojmë se në vitin 2020, ish-Presidenti Donald Trump u përpoq të bllokojë përdoruesit e rinj që të shkarkonin këto aplikacione si dhe të ndalonte transaksionet teknike nga ana e tyre, pasi përbënin kërcënim për sigurinë e Amerikës, sepse të dhëna personale të ndjeshme të përdoruesve amerikanë mund të mblidheshin nga qeveria kineze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos