Biden sulmon ashpër Putin, e quan kriminel lufte

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 21:18 | Bota
Biden sulmon ashpër Putin, e quan kriminel lufte

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e ka quajtur për herë të parë homologun rus, Vladimir Putin një kriminel lufte, një frazë të cilën administrata ishte shmangur disa herë ta përdorte edhe pse ishte pyetur drejtpërdrejt nga gazetarët.

Deklarata e fortë e presidentit Biden erdhi gjatë një bisede me gazetarët, në një event që u mbajt në Shtëpinë e Bardhë.

Më herët gjatë ditës, sekretari Biden u shpreh se SHBA e kishte shumë të vështirë të përcaktonte se nëse trupat ruse po i qëllonin qëllimisht ndërtesat e civilëve.

E pyetur për më shumë shpjegime, në lidhje me këtë akuzë të Biden, sekretarja Psaki u shpreh se presidenti foli me fjalë zemre për ato që shihte në televizion.

Megjithatë, ajo shtoi se një proces ligjor për të hetuar pretendimet e krimeve të luftës vazhdon të jetë duke u zhvilluar në Departamentin e Shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos