Bido tregon se si e ka ndihmuar digjitalizimi Arkivën e Shtetit

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2022, 21:30 | Aktualitet
Bido tregon se si e ka ndihmuar digjitalizimi Arkivën e Shtetit

Ardit Bido, drejtori i përgjithshëm i Arkivës së Shtetit, në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, tregoi se si e ka ndihmuar digjitalizimi Arkivën e Shtetit.

 “Digjitalizimi te ne kryhet me 1/3 e kostos sesa bëhej më herët. Shpenzojmë diku te 80 000 euro sa i përket digjitalizimit në vit. Kemi ndryshim të dukshëm jo vetëm të sasisë së studiuesve, që ka rritje, por edhe ulje të moshës mesatare. Arkiva ka qenë me moshë mesatare diku te 54 vjeç, tani është diku tek të tridhjetat. Kjo do të thotë që ka edhe një perspektivë për rritje”, tha Bido.

Kreu i Arkivës së Shtetit shtoi: “Ne jemi përhapur, kemi salla studimi, që janë platforma virtuale, në 50 qytete: Mitrovicë, Sarandë, Shkup, Tuz, Kretë apo Selanik. Hiq shërbimin online nga shtëpia me pagesë, salla e studimit është e përhapur në shumë qytete”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos