Impakti i inflacionit, sa do të përfitojnë infermierët nga paketa e re e mbështetjes financiare

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2022, 20:24 | Aktualitet

Nga paketa e re e mbështetjes financiare që si qëllim ka zbutjen e efekteve të krijuara në ekonominë e qytetarëve nga kriza, do të përfitojnë edhe infermierët.

Kreu i qeverisë Edi Rama, bëri të ditur mbrëmjen e së premtes se infermierët me pagë nën 60 mijë lekë do të marrin 20 000 Lekë (të reja), ndërsa ato me pagë mbi 60 mijë, ashtu si edhe mjekët do të marrin 10 000 Lekë.

Paketa e re e mbështetjes financiare për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve ka një vlerë prej 7.8 miliardë lekësh. Pakoja e Madhe, siç i referohet kryeministri u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë, ku u vendos edhe njëherë ndryshimi i buxhetit me akt normativ. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/30/nga-pakoja-e-madhe-do-te-perfitojne-mesues-e-edukatore-rama-ndahen-ne-kategori/

A2 CNN Livestream

Latest Videos