Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 29 vjeçarja

Nga A2 CNN
12 Gusht 2022, 09:16 | Kronikë
Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 29 vjeçarja

Një 29-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e së premtes në qytetin e Durrësit, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.14 të qytetit bregdetar, ku familjarët kanë gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë 29 vjeçaren S.H.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos