
Forcat e policisë kanë vënë në pranga mbrëmjen e sotme ish-shefi i stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode.
Bode akuzohet si një nga ish-zyrtarët e policisë, ku bëjnë pjesë edhe Jaeld Çela e Gjergj Kohila, që ishte pjesë e aktiviteteve kriminale të grupit të Habiljave, në veçanti trafikun e drogës ne drejtim të Italisë.
Në prillin e këtij viti, GJKKO e dënoi Boden me 12 vite burg në mungesë, por nga gjykimi i shkurtuar i shkoi në 8 vjet.
Për përfshirje në skemën e Habiljave është dënuar edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Tahiri u dënua me 5 vjet burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.
Në proceset paralele më herët gjykata ka dënuar ish-shefin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela me 3 vjet e 4 muaj burg për "shpërdorim të detyrës" dhe Gjergji Kohila me 8 vjet burg për "trafik të narkotikëve" (A2 Televizion)