Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 28-vjeçari

Nga A2 CNN
21 Korrik 2022, 14:40 | Kronikë
Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë

Një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja është shënuar në Përbreg të Kukësit.

28-vjeçari me origjinë nga Kosova kishte ardhur me një firmë e cila hapte puse në shtëpitë e zonave kufitare. Sipas dëshmitarëve, i riu, pasi ka hipur mbi makineritë, ka rënë në kontakt me telat përcjellës të energjisë elektrike.

Është transportuar menjëherë me shenja jete në spitalin e Kukësit, por nuk ka arritur të shpëtojë, duke humbur jetën fatkeqësisht në urgjencën e Kukësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos