
Policia e Fierit ka njoftuar se ka arrestuar dy vëllezër, të cilët kanë vrarë me thikë, për motive të dobëta, një të moshuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qënas të Fierit.
Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A.B. dhe G.B., 39 dhe 40 vjeç respektivisht. Ata u konfliktuan me babë e bir, duke i plagosur të dy me thikë.
Por, ndërsa djali u kthye në shtëpi pasi mori mjekimin, 77-vjeçari ndërroi jetë në spital. (A2 Televizion)