Bie numri i të prekurve në Kinë, problem mbetet Hubei, shumë rajone ulin emergjencën

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 08:42 | Bota
Bie numri i të prekurve në Kinë, problem mbetet Hubei, shumë

Vijon të ulet me ritme domethënëse, numri i të prekurve me koronavirus në Kinë, vend i cili konsiderohet dhe si epiqendra e përhapjes botërore të këtij virusi vdekjeprurës.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, konfirmon se në 24 orët e fundit janë shënuar 406 raste, me infeksion nga koronavirusi, krahasuar me 508 që ishte një ditë më parë. Në këtë mënyrë, numri total i rasteve me koronavirus në Kinë ka arritur në 78,064.

Gjithashtu, Komisioni i Shëndetësisë bën me dije se numri i viktimave ka arritur në 2715, bilanc ky që u rrit me 52 të tjerë vetëm gjatë ditës së martë.

Të gjitha rastet e vdekjes u shënuan në provincën Hubei, ajo që konsiderohet dhe si epiqendra e përhapjes së virusit. Jashtë provincës së Hubeit, numri i rasteve të reja në Kinë ra në 5, duke u ulur për të pestën ditë radhazi dhe duke shënuar numrin më të ulët që nga 20 janari.

Shumë rajone në Kinë deklaruan se do të ulin shkallën e emergjencës pas vlerësimeve se rreziku është zvogëluar ndjeshëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, bëri me dije se epidemia në Kinë, arriti kulmin mes 23 janarit dhe 2 shkurtit dhe që atëherë rastet kanë rënë ndjeshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos