Bie sërish nën 300 numri i viktimave në Itali

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 18:04 | Bota
Bie sërish nën 300 numri i viktimave në Itali

Italia ka shënuar një tjetër rënie të numrit të viktimave në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit. Sipas të dhënave të Emergjencave Civile 269 persona të tjerë kanë humbur jetën përballë virusit vdekjeprurës me origjinë nga Kina.

Rastet e reja të personave të infektuar janë 1965, ndërsa të shëruarit në 24 orë kanë qenë 2304.

Autoritetet theksojnë se vijon ulja e numrit të personave të shtruar në spitale dhe atyre që kanë nevojë për terapi intensive.

Në përditësim… (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos