Më pak se 300 viktima në një ditë në Spanjë, rritet numri i të shëruarve

Nga A2 CNN
1 Maj 2020, 14:47 | Bota
Më pak se 300 viktima në një ditë në Spanjë,

Për të dytën ditë radhazi, Spanja regjistron më pak se 300 viktima nga koronavirusi. Sipas të dhënave të publikuara të premten nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orë kanë humbur jetën 281 vetë, për një total prej 24 mijë e 824 viktimash.

Ndërsa vendi ka hyrë në fazën e parë të planit prej 4 fazash për rihapjen e jetës ekonomike e sociale, shifrat shtojnë optimizmin. Mbi 115 mijë vetë e kanë fituar deri më tani betejën ndaj Covid-19 ndërsa një spital i improvizuar gjatë pikut të pandemisë në Madrid, u mbyll.

Edhe nga Italia, vijnë të dhëna shpresëdhënëse. Numri i viktimave ishte në rënie, ndërsa 285 persona humbën jetën në 24 orë. Gjithashtu rastet e reja ishin më pak sesa në ditët paraardhëse, me 1800 të infektuar të rinj. Rekord numri i të shëruarave, pasi në një ditë, 4600 rezultuan të çliruar nga virusi vdekjeprurës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos