
Përmbytjet e ashpëra në Kinën qëndrore kanë shkaktuar një bilanc tepër tragjik. Të paktën 56 persona kanë humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë mbesin të zhdukur.
Kjo është bërë e ditur nga Departamenti I Menaxhimit të Emergjencave në Provincën Henan. Bilanci i viktimave mund të përkeqësohet pasi ekipet e shpëtimit vijojnë ende operacionet e tyre.
Shirat e dendur kanë prekur mbi 7 milionë banorë përreth provincës Henan që prej 16 korrikut. Fatkeqësitë natyrore nuk përfundojnë këtu për Kinën. Tajfuni In-Fa pritet të zbresë në tokë, në lindje të Kinës, gjatë fundjavës. (A2 Televizion)