All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Deklaroi se rrobat e saj parandalojnë koronavirusin, firma gjobitet me 3.5 milionë dollarë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2021, 21:34 | Bota
Deklaroi se rrobat e saj parandalojnë koronavirusin, firma gjobitet me 3.5
All - Paragraf - 1

Një firmë australiane për rroba sportive është gjobitur me 3.5 milionë dollarë pasi deklaroi se produktet e saj eliminojnë dhe ndalojnë përhapjen e koronavirusit.

Kompania Lorna Jane nxori një reklamë sipas të cilët rrobat e saj përdorin një teknologji të re të quajtur “LJ Shield” e cila parandalon përhapjen e të gjithë patogjenëve.

All - Paragraf - 3

Në vendimin e saj, gjykata deklaroi se pohimet e kompanisë ishin shfrytëzuese, grabitqare dhe potencialisht të rrezikshme. Lorna Jane nga ana e saj e pranoi vendimin e gjykatës.

Në shpjegimin e saj kompania justifikohet se ishte mashtruar nga një furnizues në lidhje me një produkt që nuk performoi ashtu siç ishte premtuar. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos