
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë ka deklaruar 309 raste të reja me COVID-19, në rritje nga dita e djeshme, ku ishin 271 raste.
Ndërkohë, numri i viktimave ka shënuar ulje, pasi në 24 orët e fundit, u shënuan 6 vdekje, nga 12 që ishin një ditë më parë.
Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive në Kosovë shkon në afro 50 mijë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë, ndërkohë që numri i rasteve aktive është mbi 12 mijë. (A2 Televizion)