Bilanci i pandemisë, shënohet një viktimë, rriten infektimet

Nga A2 CNN
23 Gusht 2022, 18:23 | Aktualitet
Bilanci i pandemisë, shënohet një viktimë, rriten infektimet

Janë 606 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 1732 testime të kryera, ndërkohë që u regjistrua dhe një humbje jete, një qytetar nga Tirana 79 vjeç.

Aktualisht janë 3,664 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin ndihmë më të specializuar 23 pacientë.

Nisur nga rastet e larta të infektimeve, Ministria e Shëndetësisë iu kërkon qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 606 qytetarë, në këto bashki:

185 në Tiranë, 46 në Durrës, 35 në Lushnje, 32 në Vlorë, 31 në Fier, 29 në Shkodër, 20 në Devoll, 15 në Elbasan, 14 në Gjirokastër, 13 në Sarandë, 12 në Gramsh, nga 10 qytetarë në Kamëz, Korçë, Peqin, 9 në Mallakastër, nga 7 qytetarë në Vorë, Kavajë, Patos, Divjakë, Belsh, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Delvinë, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Shijak, Krujë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë, Berat, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, Roskovec, Himarë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Dibër, Pogradec, nga 2 qytetarë në Pukë, Kukës, Has, Rrogozhinë, Mat, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Poliçan.

Janë 3,664 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 79 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 318,400 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            606

Të shëruar në 24 orë          524

Të shtruar në spitale            23

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                    1732

Testime totale               1,953,320

Raste pozitive               325,641

Raste të shëruara              318,400                                                                                              

Raste Aktive                            3,664

Humbje jete                            3,577 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos