Rrahja brutale e të arrestuarit i kushton shtrenjtë policëve

Nga A2 CNN
22 Gusht 2022, 20:35 | Aktualitet

Tre efektivë të Policisë së Shtetit në Arkansas, SHBA, u pezulluan nga puna pasi u filmuan duke rrahur brutalisht një të arrestuar në një pikë karburanti. Video shkaktoi reagime të shumta jo vetëm nga banorët lokalë, por edhe në të gjithë vendin, pasi u përhap me shpejtësi në rrjet.

Policia tha se Randall Worcester, 27 vjeç, po kërcënonte shitësin e një dyqani pranë pikës së karburantit të dielën në mëngjes. Kur ata u ballafaquan me të, ai raportohet se rrëzoi në tokë një efektiv dhe e goditi pas koke, duke bërë që të arrestohet në vend. Por në video shihet se ai rrihet brutalisht nga policët, edhe pasi i ishin vënë prangat. Një tjetër efektiv shihet se e godet me gju. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos