
Sezoni turistik që po lëmë pas ishte jo vetëm më i miri, por edhe më i pastri, sipas bilancit të qeverisë.
“Sezoni ishte shumë surprizues në aspektin e prurjes të së ardhurave. Kemi patur 1 miliard të ardhura. Turizmi ishte rreth 4 % kur ne e morëm drejtimin evendit. Kemi qenë një vend pa turizëm. Sot është 17% në prodhimin kombëtar. 5.7 milionë turistë vetëm deri në muajin gusht, pra 1.3 milionë më shumë se vitin e kaluar. Tirana ka patur një bum”, tha Rama.
Rritje të ndjeshme të turizmit ka dhe rajoni i veriut dhe këtë kryeministri Rama është si një arsye për të rinjtë e këtyre zonave për të mos u larguar nga vendi.
“Të gjithë ata që paguajnë mbi 30 mijë paund për të marrë rrugët e frikshme të emigracionit klandestin duke ia lënë të gjitha kursimet në dorë trafikantëve në kërkim të një parajse që nuk kanë për ta gjetur në Angli, mund të bëjnë ekonominë e tyre në Kukës. Këtë nuk e them bazuar në një ëndërr që kam parë me sy mbyllur, por me realitetin e shumë agroturizmave që kam parë. Jemi gati të mbështesim të gjithë të rinjtë në Kukës që janë gati për agroturizëm”, u shpreh Rama.
Aspekt i turizmit ku Rama sheh mangësi është siguria në bregdet, për të cilën tha se po punohet për të gjetur një zgjidhje.
Ndërsa fliste për sigurinë e territorit, kryeministri vlerësoi iniciativën e marrë prej qeverisë që ai drejton në luftën ndaj ndërtimeve pa leje për qëllime fitimi, teksa e konsideroi nismën e fundit që i ofron 3 alternativa ndërtuesve të paligjshëm, si shumë serioze. (A2 Televizion)