Bilanci italian i pandemisë, numri i vdekjeve mbetet i lartë

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2020, 18:40 | Bota
Bilanci italian i pandemisë, numri i vdekjeve mbetet i lartë

Në ulje nga shifra rekord e djeshme, por gjithsesi tejet i lartë bilanci i viktimave të pandemisë në Itali. Sipas autoriteteve shëndetësore, kanë qenë 814 viktimat në 24 orët e fundit, kundër 993 të ditës së djeshme.

Ndërkohë, janë në rritje të lehtë të infektuarit, 24099, dhe si pasojë në rritje edhe raporti testime/pozitivitete, që tani është 11.32% nga 10.1% e bilancit të mëparshëm.

Rajonet më të goditura sot janë Lombardia me 4533 të infektuar, Veneto me 3708 dhe Piemonte me 2132. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos