Pijedashësit mbushën rrugët e qyteteve kryesore të Uellsit mbrëmjen e djeshme për të festuar momentet e fundit të “lirisë”, pasi nga dita e sotme lokalet nuk do të shesin më alkool, në kuadër të masave të vendosura nga qeveria kundër koronavirusit.
Qindra të rinj pushtuan qendrat e qyteteve në Cardiff dhe Swansea duke sfiduar temperaturat e ulëta të Uellsit dhe rregullat e qeverisë për distancim social.
Në disa raste policia u detyrua të ndërhynte në festën me alkool që zgjati deri në orët e para të mëngjesit. (A2 Televizion)