
Irani ka njoftuar sot mbikëqyrësit bërthamorë të Kombeve të Bashkuara se planifikon të instalojë tri kaskada të tjera, ose grupe, të centrifugave të përparuara IR-2m në uzinën e saj nëntokësore të pasurimit të uraniumit në Natanz. Në një raport të marrë nga Reuters mësohet se agjencia njoftoi sot shtetet anëtare mbi këtë plan.
"Irani informoi Agjencinë se operatori i Fabrikës së Pasurimit të Karburantit (FEP) në Natanz synon të fillojë instalimin e tri kaskadave të makinave centrifuga IR-2m' në FEP", shkroi agjencia.
Marrëveshja bërthamore e Iranit me fuqitë e mëdha thotë se Teherani mund të përdorë vetëm centrifuga të gjeneratës së parë IR-1, të cilat janë më pak efikase, në uzinën nëntokësore dhe se këto janë të vetmet makina me të cilat Irani mund të grumbullojë uranium të pasuruar. (A2 Televizion)